Naomi Campbell mban paruke
Moskë, 20 nëntor - Shokohet bota e modës, bukuroshja Naomi Campbell, së shpejti bashkëshorte e manjatit rus Vladimir Doronin, është tullace dhe mban nje paruke.
Thashethemi qarkullonte prej kohësh, por moskovitët ende nuk e kishin pranuar.
Një skenë disi e sikletshme ndodhi pak ditë më parë, në një event kulturor, ku parukja e Naomit u zhvendos disi duke nxjerrë në dritë kokën pa flokë të top modeles.
Naomi ndodhej në qendrën tregtare Zum, në zemër të zonës superluksoze të Moskës, për inaugurimin e një dyqani të stilistit të peliceve Dennis Basso.
Pikërisht kur sytë e të gjithëve ishin përqendruar te Naomi, parukja e saj u spostua pak, duke nxjerre ne pah pjesen pa floke. Stilisti nuk e dha veten per ate cfare pa, madje beri foto me modelen, qe perfunduan shume shpejt ne Twitter.