Naomi Campbell hapë Javën e Modës në Londër
Londër, 29 janar - Supermodelja 44 vjeçare Naomi Campbell do të hapë Javën e Modës në Londër në përpjekje për të mbledhur fonde për sëmundjen Ebola.
Ky spektakël i modës është pjesë e organizatës së saj Fashion For Relief, e cila është themeluar nga ajo me qëllim që të ngrisë fonde përmes modelimit dhe ankandeve dhe do të ndihmoj njerëzve që pësojn nga katastrofat e shumta.
Spektakli i parë ka mbledhur fonde për viktimat e uraganit Katrina dhe që nga atëherë ajo e ka shfrytëzuar këtë projekt që të mbledh fonde edhe për sulmet terroriste në Indi në vitin 2009, tërmetin në Haiti në vitin 2010, tërmetin në Japoni dhe cunamin në vitin 2011.