10 Janar 2025

‘Na ishte njëherë në Kosovën Veriore’ fillon xhirimet

Prishtinë, 10 prill - Filmi “Na ishte njëherë në Kosovën Veriore” me skenar nga Jeton Kulinxha dhe Eki Rrahmani dhe regji nga Eki Rrahmani filloi xhirimet sot, datë 10.04.2015 në Prishtinë.

Pjesa e xhirimeve në Kosovë do të jetë gjatë muajit prill, ndërsa pjesët e tjera do të xhirohen në Londër, Stamboll dhe Qatar.

Ky film flet për botën e një fëmiu të pafajshëm në botën materiale dhe të egër, vështirësi të tejkalojë dhembjen e shkaktuar nga vdekja dhe humbja e të afërmëve.

Filmi hap debat për faktorët të cilët i ka krijuar realiteti i ri. Flet për gjendjen njerëzore më të vetmuar, të izoluar, ose të paralizuar nga frika, apo ndoshta ky realitet i ri i hapin sytë, shoqerisë së dalur nga lufta.

Në këtë film luajnë: Armond Morina, Çun Lajci, Arbresha Grabovci, Kushtrim Sheremeti, May-linda Kosumovic, Fisnik Ademi, Ramadan Malaj, Adrian Morina, Syle Kuqi, Luan Kryeziu, Shkelzen Veseli, Anisa Ismaili, Valina Mucolli, Blendi Rama, Petrit Carkaxhiu, Besarta Fejza etj.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “In My Country Productions” me producent Fisnik Ademi dhe koproducent Donall McCusker.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)