Muzika është shpëtim për Boy George
Londër, 26 maj - Ylli 52 vjeçar Boy George është rimëkëmbur nga droga dhe e kaluara e tij kriminale.
Në vitin 1986 ai ishte burgosur për posedim të heroinës, në vitin 2005 ishte arrestuar për raportim mashtrues në lidhje me një vjedhje dhe në vitin 2009 ai ishte arrestuar dhe mbajtur në burg për katër muaj për shkak të një sulmi ndaj një eskorte.
Por tani, pas pesë viteve, George thotë se puna e tij i ka ndihmuar shumë gjatë jetës.
,, Muzika është gjithcka që kam të mirë në jetë'' - tha George gjatë Samitit Ndërkombëtar të muzikës që u mbajt në Ibiza. ,,Nga jeta ime e hershme muzika ka qenë shpëtim i mendjes sime".