28 Dhjetor 2024

Muzeu shënon Ditën Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete

Prishtinë, 18 prill - Muzeu i Kosoves shënon Ditën Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete me temë "Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi i qëndrushëm".

Për nder të kesaj dite Muzeu i Kosovë organizon “Shkollen e Mozaikut” me maestro Saimir Stratin, për tërë grupmoshat si dhe "Muzeun Kreativ” për tërë grupmoshat.

Shkolla e Mozaikut, ka për qëllim të promovojë vlerat e trashëgimisë kulturore përmes punës praktike me mozaik, ku nxënësit shohin për së afërmi fragmente të dy mozaiqeve nga koleksioni i Muzeut të Kosovës, që datojnë nga periudha romake shek IV-VI.

Të inspiruar nga mozaiku, nxënësit mësojnë metodat e lashta dhe ato moderne të vendosjes së gurëve, duke i zbatuar ato në praktikë nën përkujdesjen e edukatoreve muzeore.

Muzeu kreativ, është aktivitet muzeor i cili ka për qëllim që përmes punës kreative fëmijët të shprehin përshtypjet e tyre, për koleksionin muzeor në praktikë.

Pasqyrimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në kontekstin artisitk do të bëhet përmes punës me anë të terakotes, ngjyrave speciale dhe aksesorëve përcjellës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)