Muzeu organizon punëtorinë “Shkolla e Mozaikut”
Prishtinë, 17 tetor - Muzeu Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë punëtorinë “Shkolla e Mozaikut”.
Shkolla e Mozaikut është punëtori që realizohet në kuadër të aktiviteteve të Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke bërë përfshirjen e target-grupeve të ndryshme të fëmijëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
Qëllimi i kësaj punëtorie është njohja dhe mësimi i teknikave të ndryshme për përpunimin e mozaiqeve dhe Mosaic Arts, varësisht nga target-grupet.
Shkolla e Mozaikut udhëhiqet nga stafi i trajnuar i Muzeut dhe bashkëpunëtorët profesionistë të jashtëm.