23 Dhjetor 2024

Muzeu i Kosovës shënon Ditët e Trashëgimisë Europiane

Prishtinë, 11 tetor - Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Europiane, Muzeu i Kosovës organizon aktivitet me moton Art dhe Argëtim.

Ditët e Trashëgimisë Europiane filluan në vitin 1991 kur Këshilli i Europës zyrtarisht filloi Ditët e Trashëgimisë Europiane me mbështetjen e Komisionit Europian.

Në vitin 1999 kjo iniciativë u bë një veprim i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian.

Gjatë gjithë Europës, prej muajit shtator, Ditët e Trashëgimisë Europiane hapin dyert e monumenteve dhe vendeve të shumta, duke u lejuar qytetarëve të Europës ta gëzojnë dhe të mësojnë për trashëgiminë e tyre të përbashkët kulturore dhe t'i inkurajojnë ata të përfshihen në mënyrë aktive në ruajtjen dhe përmirësimin e kësaj trashëgimie për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
 
Sot, Ditët e Trashëgimisë Europiane mund të konsiderohen si një instrument thelbësor për nxitjen e një përvoje të prekshme të kulturës dhe historisë europiane, përveç rritjes së vetëdijes së publikut për vlerat e shumëta të trashëgimisë sonë të përbashkët dhe nevojës së vazhdueshme për mbrojtjen e saj.

Ditët e Trashëgimisë Europiane kanë arritur të nxisin pjesëmarrjen e shoqërisë civile, duke përfshirë rininë, punën vullnetare dhe bashkëpunimin ndërkufitar, duke promovuar kështu parimet bazë të dialogut ndërkulturor, partneritetit dhe përgjegjësisë qytetare.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)