Muzeu i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve
Prishtinë, 18 maj - Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës organizon një sërë aktivitetesh nën emërtimin Muzeu 360o, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.
Aktivitetet fillojnë sot dukenga ora 09:00 deri në orën 02:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës.
Do të ketë Programe edukative interaktive ABC për trashëgiminë kulturore dhe Lojërat e gjyshërve tanë - Fëmijët nga kopshtet e Prishtinës grupmosha 4-6 vjeç.
Për nder të kësaj dite do të behët ndarja e mirënjohjeve për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në programet edukative gjatë vitit në Muzeun e Kosovës.
Po ashtu shfaqet përformanca nga nxënësit e klasave të VIII - IX të shkollës së muzikës Prenk Jakova dhe shkollës së muzikës Misbah& Friends, pjesëmarës në këtë aktivitet janë të gjithë nxënësit nga sh.f të Prishtinës që ishin në programet edukative gjatë vitit në Muzeun e Kosovës.