Muzeu i Kosovës promovon katalogun me imazhe taktile
Prishtinë, 10 dhjetor - Muzeu i Kosovës për nder të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut do të bëjë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë.
Imazhet taktile të paraqitura në këtë katalog, përmes shqisës së prekjes do të sjellin koleksionin e Muzeut më afër te personat e verbër dhe me demtime në të pamur, gjithashtu shkrimet në alfabetin e Brail-it do t’u japin mundësi atyre të kuptojnë më shumë për historinë dhe tregimin e objekteve në Muzeun e Kosovës.
Katalogu me imazhe taktile, përmes prekjes do të përmbajë objekte nga sektori arkeologjik i Muzeut.
Pjesëtarë nga shoqatat e të verbërve nga komunat e ndryshme në Kosovë, për nderë të kësaj dite do të jenë prezentë në Muzeun e Kosovës me qëllim të promovimit të këtij katalogu.