22 Dhjetor 2024

Muzeu i Artit Bashkëohor në Prizren do të hapet në parkun e inovacionit

Prishtinë, 30 mars - Autostrada Biennale është organizata e parë që ka nënshkruar kontratë me ITP për shfrytëzim të hapësirave të këtij parku, ku kanë aplikuar më shumë se 60 organizata e institucione të ndryshme, ku së shpejti do të ketë nënshkrim edhe të 11 kontrave të tjera.

Në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve, Autostrada Biennale do të krijojë hapësirën për edukim dhe prodhim. Në një dimension unik të kohës, kjo hapësirë do t’i vë hapat e para drejt krijimit të Muzeut të parë të Artit Bashkëkohor në Prizren, projekt i cili mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Prizrenit.

Në kuadër të këtij projekti, në një sipërfaqe rreth 550m2, do të krijohet hapësirë për edukim jo-formal dhe programe të krijimit të shkathtësive për fuqizimin e të rinjve të komunës së Prizrenit. Veprat e para të prodhuara në këtë hapësirë do të ekspozohen në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, me datën 17 korrik 2021, gjatë edicionit të tretë të Autostrada Biennale.

Kjo hapësirë do të shndërrohet në pikë takimi për qytetarët, duke krijuar një impakt socio-ekonomik në zhvillimin e qytetit të Prizrenit dhe vendit në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)