Muze për Holokaustin do të ndërtohet në Selanik
Selanik, 21 dhjetor - Një muze për Holokaustin do të ndërtohet në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, në kujtim të rreth 46 000 hebrejve të cilët ishin dërguar me forcë në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit.
\"Kështu, Selaniku do të përmbushë detyrën që ka ndaj historisë\" deklaroi sot kryetari i bashkisë, Janis Butaris.
Muzeu, me një sipërfaqje prej një hektarësh, do të ndërtohet brenda vitit 2020, në vendin ku ndodhej stacioni i vjetër i trenave, nga ku ata janë nisur për në kampin që ndodhej në Poloni, duke filluar nga 15 marsi i vitit 1943.
Në atë kohë e vlerësuar në 50 000 persona, popullsia hebreje e këtij qyteti shumëkulturësh, një lloj ure mes Lindjes dhe Ballkanit, është reduktuar tashmë në rreth 1 000 vetë.
Selaniku shpesh është quajtur \"Jerusalemi i Ballkanit\".