10 Janar 2025

Mustafa: Seminari ambasador i komunikimit kulturor të Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në hapjen e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa e ka quajtur Seminarin ambasador shumë të rëndësishëm të komunikimit kulturor të Kosovës me botën, duke vlerësuar sidomos vazhdimësinë kohore të organizimit, dimensionin e hulumtimeve shkencore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si dhe përmasat dhe pjesëmarrjen e studiuesve nga mbarë bota.

\"Gjuha shqipe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në progresin tonë historik, politik dhe ekonomik, si dhe në atë social, prandaj  një gjë është e sigurt, pa gjuhën shqipe të ruajtur dhe të kultivuar, kështu siç e kemi bërë, kombi ynë nuk do të mund të qëndronte përball valëve dhe historisë me të cilën ne jemi ballafaquar\', ka theksuar ai.

Sipas tij Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë gjithçka që vendi ynë, Kosova, të jetë pjesë e rëndësishme e botës shumëkulturore. Prandaj, zhvillimet tona do ta qojnë përpara edhe këtë pjesë, si pjesë të integrimeve evropiane dhe integrimeve globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)