08 Janar 2025

MPJ bashkë organizuese e Javës së Frankofonisë 2016

Prishtinë, 21 mars -  Sonte bëhet hapja e aktiviteteve të Javës së Frankofonisë 2016, me koncertin e Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentes së njohur franceze, Nathalie Marin.

Në kuadër të javës së Frankofonisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është bashkë organizuese në dy ngjarje: në shfaqjen e filmit “Shok”, i nominuar për Oskar në edicionin 2016 të ndarjes së çmimeve prestigjioze, që kësaj radhe vjen me përkthim dhe titrim në gjuhën frënge. Filmi do të do të shfaqet në ambientet e Aleancës Franceze, të mërkurën, më 23 mars, nga ora 19:00.

Ndërkaq, aktiviteti tjetër - konferenca “Diplomacia Mjedisore” do të mbahet më 24 mars, nga ora 11:30, në Swiss Diamond Hotel. Kjo konferencë që do të bëjë bashkë ekspertë të fushës së mjedisit dhe diplomacisë nga Kosova, rajoni dhe bota, ka për synim të eksplorojë rolin e diplomacisë në frenimin e ndryshimeve klimatike.

Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014. Që nga ky vit, koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë është Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Java e Frankofonisë 2016 vjen në organizimin e përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës me ambasadat e Francës, Zvicrës, Luksemburgut, Republikës Çeke, Kanadasë, Zyrës diplomatike belge, Filarmonisë së Kosovës dhe Aleancës Franceze.

Aktivitetet e Javës së Frankofonisë që do të zhvillohen deri më 26 mars, i gjeni edhe në faqen e Facebook-ut, Francophonie Kosovo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)