Moss dëshiron të lërë duhanin dhe alkoolin
SHBA, 14 maj - Kate Moss dëshiron të lërë duhanin dhe alkoolin, sepse planifikon të lindë fëmijë me të fejuarin e saj, kitaristin e "The Kills", Jamie Hince.
Supermodelja ka njoftuar se po përdor hipno-terapi për të shmangur veset e saj, si cigarja dhe alkooli, pasi dëshiron që të mbetet shtatzënë.
Një burim i ka thënë tabloidit "The Sun", se Moss është e vetëdijshme se konsumon shumë duhan dhe e tepron me alkool, kështu që ajo po vizitohet për të shmangur këto vese.