24 Dhjetor 2024

Mosha mesatare e të martuarve, 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra

Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2016-2017.

Të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2016-2017“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Publikimi “Gratë dhe Burrat në Kosovë” publikohet çdo dy vjet dhe përmban këta kapituj: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat dhe Vendimmarrja.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2016-2017“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 111.2  meshkuj për 100 femra më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë.

Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2017 ishte 28 vjeçare për gra dhe 32 vjeçare për burra;

 Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2017;

Shkalla e punësimit te gratë ishte 12.7%, ndërsa te burrat 46.6%; dhe Shkalla e papunësisë për gratë ishte 36.6%, ndërsa 28.7% për burrat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)