Morisette prezanton djalin e porsalindur
Los Angelos, 10 shkurt - Këngëtarja e famshme, Alanis Morisette dhe bashkëshorti i saj Mario Treadway, prezantuan foton e parë të djalit të tyre të sapolindur.
Fotografia e Ever Imre Morissette-Treadway u publikua në një rrjet shoqëror më parë gjatë ditës dhe çifti duket veçanërisht i entuziasmuar duke mbajtur në dorë krijesën e re.
Ever-i është djali i parë i çiftit, i cili u martua në 22 maj 2010, në një ceremoni të zhvilluar në shtëpinë e tyre në Los Angelos.