25 Dhjetor 2024

Moore në spital, Kutcher bën qejf në Brazil

Los Angelos, 27 janar - Thuhet se kur një çift ndahet njëri vuan më shumë se tjetri dhe në rastin e Ashton Kutcher dhe Demi Moore, të divorcuar kohët e fundit, kjo teori vërtetohet plotësisht.

Ndërkohë që aktorja 49-vjeçare ishte e shtruar në spital më 23 janar për abuzime me substanca të ndaluara sipas ‘TMZ’, aktori po kalonte shkëlqyeshëm në Brazil.

Kutcher publikoi në Twitter një foto të tijën duke bërë sërf në rrugët e Sao Paulos të përmbytura nga shiu.

Kutcher nuk ka bërë asnjë koment për gjendjen jo të mirë të ish-bashkëshortes së tij dhe nuk ka shkruar asgjë në Twitter, ku zakonisht shkruan çdo gjë që i vjen ndërmend.

Një javë më parë, e pranishme në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve “Golden Globe” së bashku me të bijën e saj, Rumer Willis, Moore u duk se fshihte nën fustanin e saj elegant vetëm një grusht kockash dhe asgjë më shumë.

Ndonëse aktorja 49-vjeçare nuk ka patur asnjëherë linja të ekzagjeruara, dobësimi i tejskajshëm dhe i vazhdueshëm i saj ka bërë që të qarkullojnë gjithmonë e më shumë zëra për një anoreksi të mundshme të saj.

Gjatë mbrëmjes, Moore u përpoq të tregohej aktive dhe e qeshur, ndonëse duket gjithmonë e më qartë se ajo e ka të vështirë të përballojë rikthimin në jetën e beqares.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)