09 Janar 2025

Monumente kulturore janë pasuri e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po merr pjesë sot në aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014.

Së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, pas një udhëtimi me tren nga Prishtina deri në qytetin e Pejës, zonja Jahjaga do të vizitojë një numër monumentesh kulturore në rajonin e Pejës.

Në një deklaratë para nisjes nga Prishtina, Presidentja Jahjaga tha: “Po e pres me padurim udhëtimin nga Prishtina deri në Pejë. Është një agjendë e ngarkuar e vizitave nëpër monumentet e shumta kulturore, që janë thesar i Kosovës.\"

\"Unë i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë disa nga këto monumente kulturore, që janë pasuri e shtetit tonë, pasuri e Republikës së Kosovës, sepse vendi ynë ka shumëçka për t’u krenuar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)