Monica Belluci ka humbur bukurinë e gjinjve
Milano, 26 mars - Aktorja e njohur italiane, Monica Belluci, thotë se ajo tani nuk i ka gjinjtë me të cilët ka mahnitur meshkujt anë e mbanë botës.
Bukuroshja thotë se ajo ka humbur bukurinë e gjinjve pasi ka filluar të ushqejë nga gjiri vajzat e saj Deva dhe Leonie.
Gjinjt nuk i kam si dikur, por kjo nuk ka rëndësi tani, pasi jam nënë. Bashkëshorti im Vincent Cassel më ka parë, me dhe pa grim, kur kam qeshur dhe kur kam qarë, me flokët e gjatë dhe të shkurtër, të shëndoshë dhe të dobët, në sallën e lindjes dhe raste të tjera.\"
\"Kur kemi pak kohë që nuk jemi takuar, i lë takim në një restorant dhe kuptoj që është një mashkull që më pëlqen, nëse nuk do e njihja do të kisha dëshiruar të dal përsëri me të për tu njohur, ka thënë Belluci për Grazie.