09 Janar 2025

MMPH shënon Ditën Botërore të planifikimit të qyteteve

Prishtinë, 8 nëntor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht Instituti i Planifikimit Hapësinor dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me përkrahjen e projektit Partneritetet për Zhvillim të USAID, kanë shënuar të dielën “Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.

Me këtë rast, ministri i MMPH-së, Ferid Agani, në hollin e objektit të Qeverisë, ka mirëpritur fëmijët dhe prindërit e tyre në ekspozitën e vizatimeve të fëmijëve nga rajoni i Prishtinës, të quajtur “Qyteti im, shtëpia ime”.

Ministri Agani për të gjithë fëmijët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, ka ndarë dhurata, duke inkurajuar të rinjtë të vazhdojnë edhe në të ardhmen që përmes vizatimeve  të parashikojnë të ardhmen në lagjet dhe shtëpitë e tyre.

Konkursi për këtë ekspozitë, ka qenë i hapur një muaj, ndërsa fituesit janë përzgjedhur nga një komision profesional i përbashkët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11.11.15, prandaj ftohen të gjithë të interesuarit që të vijnë dhe të shohin ëndrrat e fëmijëve për qytetin dhe shtëpinë e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)