MKRS, themelon Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
Prishtinë, 6 shkurt - Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizohet konferencë për media, me ç’rast edhe zyrtarisht do të konstituohet Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Ky organ inspektues në fushën e trashëgimisë kulturore parashihet me aktet normative që rregullojnë këtë fushë dhe themelohet për herë të parë si pjesë e veçantë e strukturës organizative në ministrisë.