MKRS shpërndan libra për të gjitha bibliotekat komunale
Prishtinë, 3 mars - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të organizojë ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës të ministrisë së Kulturës.
Shpërndarja do të bëhet për të gjitha bibliotekat komunale të Republikës së Kosovës.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Ministrja Dumoshi.