MKRS prezanton Planin e Punës 2019-2020
Prishtinë, 21 dhjetor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon sot ditën informuese për Planin e Punës 2019-2020 të Divizionit për Edukim Jo-formal dhe Promovim në Departamentin të Rinisë.
Ky takim është planifikuar nga Divizioni për Edukim Jo-formal me Qëllim të angazhimit të partnerëve aktual dhe potencial të Ministrisë në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019-2020.
Dita informative do të përfshijë një fjalim adresues nga Ministri z. Kujtim Gashi dhe një prezantim nga Udhëheqesi i Divizionit Xharra që shpjegon Programet e planifikuara në kuadër të dy objektivave kryesore:
1) Zhvillimi i aftësive dhe kompetenca tek të rinjtë përmes Edukimit jo-formal dhe informal dhe kultivimi i vlerave duke ndërtuar qëndrime për qytetari të përgjegjshme;
2) Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në programe të Edukimit jo-formal dhe informal, si rrugë alternative e avancimit në karrierë dhe përfitimit të kompetencave për të mësuar gjatë gjithë jetës.
Gjatë takimit pjesëmarrësit ftohen të kontribuojnë në dhënien e sugjerimeve për programet specifike si dhe të shprehin interesin për bashkëpunim në programet specifike që janë të parapara gjatë vitit 2019-2020.
Për më tepër se dy marrëveshje bashkëpunimi do të nënshkruhen me partnerë që kanë konfirmuar bashkëpunimin me Ministrinë.