26 Dhjetor 2024

MKRS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me DokuFest-in

Prishtinë, 14 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me DokuFest-in, i cili ka për synim krijimin e rrjetit evropian dhe regjional të partneritetit kulturor dhe kreativ në Kosovë.

Memorandumi i nënshkruar sot nga ministri Kujtim Gashi dhe Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i DokuFest-it, përkrahur edhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit kulturor dhe kreativ në Kosovë përmes projektit “Kosova Kreative”.

Projekti në fjalë do të ndihmojë në përgatitjen e pranimit të aplikacioneve në programin kornizë të Komisionit Europian për mbështetje të sektorit kulturor dhe audiovizual “Evropa Kreative” duke hartuar një doracak të praktikave dhe mësimeve më të mira nga organizatat që kanë përvojë në zbatimin e programit në fjalë dhe krijimin e një databaze ndërsektoriale kulturore dhe audiovizuale të organizatave kulturore, artistëve individual, industrisë së filmit, e tjerë nga Evropa, që janë të interesuara në bashkëpunim me organizatat simotra në Kosovë; dhe organizatave kulturore, artistëve individual, industrisë së filmit, e tjerë nga Kosova.

Gjithashtu, memorandumi parasheh adresimin e prioriteteve dhe aktiviteteve që derivojnë nga programi Evropa Kreative. Aktivitetet e parapara në bazë të memorandumit do të realizohen e implementohen nga DokuFest-i.

“Dokumenti që kemi nënshkruar sot, dhe për rrjedhojë doracaku dhe databaza që do dizajnohen, do të mundësojnë krijimin e partneriteteve të reja mes sektorit kulturor nga Kosova dhe Evropa. Përmes kësaj nisme, do të nxiten politika e ide të reja kulturore, dhe do të rritet kreativiteti dhe do të ketë interesim më të madh të audiencës”, tha ministri Gashi.

Ministria obligohet në shfrytëzimin e Doracakut dhe Databazës, si dhe rifreskimin e informatave dhe mirëmbajtjen e  mëtutjeshme të Databazës nga ana e Deskut përkatës pranë MKRS-së. Gjithashtu, sipas memorandumit MKRS-ja obligohet të delegojë zyrtarin që do të shërbejë si person kontaktues dhe pjesëmarrës i sesioneve informuese dhe trajnimeve gjatë implementimit të projektit.

Ndërkaq, DokuFest obligohet në përmbushjen e plotë të qëllimeve të projektit deri më 31 mars 2019 deri kur parashihet që të zgjasë edhe ky memorandumi i mirëkuptimit. DokuFest obligohet që Doracakun dhe Databazën ta dorëzojë dhe japë në shfrytëzim për Deskun Evropa Kreative – Kosovë në MKRS.


 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)