23 Dhjetor 2024

MKRS ndërton në Lubizhë Kullën Muze “Kullën e Qëndresës”

Prishtinë, 12 prill - Sot në Lubizhdë të Hasit, u bë vënia e gurëthemelit të Kullës Muze “Kulla e Qëndresës”, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vënia e gurthemelit të Kullës Muze, në fshatin Lubizhdë e Hasit u organizua në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerët kryesor të shtetit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe shumë personalitete tjera të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Ministri Gashi e vlerësoi si projekt të rëndësisë së veçantë investimin e MKRS-së. Ai tha se “Ndërtimin e Kullës e premtuam një vit më parë, kurse sot filluam ta jetësojmë me financimin e MKRS-së.”

“Kjo ndërtesë do të shërbejë për ekspozimin e shumë artefakteve të cilat dëshmojnë vuajtjet, sakrificën por edhe lavdinë e banorëve të trevës së Hasit në qëndresën për liri e pavarësi”, tha mes tjerash ministri.

Në këtë ngjarje u mbajt edhe akademi për 20 vjetorin e qëndresës në këtë lokalitet dhe u dekoruan si heronj të rënët nga ana e Presidentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)