22 Dhjetor 2024

MKRS ndau 165 certifikata për ndërmarrësi për të rinj nga Prishtina

Prishtinë, 5 tetor - Në kuadër të programit të edukimit joformal që ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në politikat e saj për përkrahjen dhe avancimin e rinisë në Republikën e Kosovës, sot janë certifikuar edhe 165 të rinj në fushën e ndërmarrësisë nga komuna e Prishtinës.

E pranishme në këtë ngjarje ishte ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila tha se përmes këtij projekti, i cili ka shtrirje në të gjithë Kosovën, po u mundësohet të rinjve të trajnohen për krijimin e planeve për bizneset e tyre me të cilat mund të fitojnë grante në Ministrinë e Kulturës.

“Në total  janë certifikuar 165 të rinj të cilët janë nga komuna e Prishtinës, respektivisht sot 113 vetëm nga qyteti i Prishtinës. Ky program është mjaft domethënës sepse po dalin ndërmarrës të rinj. Ky projekt ka shtrirje në gjithë Kosovën dhe interesimi i madh ka bërë që numri i paraparë për 400 ndërmarrës të rin të  përfundojë me 1255 certifikime. Këta të rinj të cilët po certifikohen tash do ta hartojnë planin e biznesit dhe do vijnë në Ministri të konkurrojnë për garante dhe shumë shpejt të fillojnë punën”.

Tutje ministrja Dumoshi tha se qeveria Hoti ka synim dhe objektiv rininë e vendit tonë.

“Unë si ministre dhe qeveria Hoti e kemi objektiv rininë dhe ne bashkërisht do ta rrisim buxhetin, sidomos në programin e ndërmarrësisë sepse kjo direkt ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, Besnik Krasniqi nga “BSC Kosovo” falënderoi ministren Dumoshi për mbështetjen e dhënë dhe tha se “Trajnimi ka qenë mjaft intensiv, ka qenë dhjetëditor dhe bazohet kryesisht në zhvillimin e shkathtësive praktike në përpilimin e planit të biznesit, menaxhimin financiar, marketingun digjital dhe njëkohësisht mjedisi ka qenë mjaft inkurajues. Ka qenë kënaqësi të punoj në këtë mjedis të të rinjve që janë optimistë dhe kanë ide kreative”, tha Kraniqi.

Gjatë kësaj ceremonie ministrja Vlora Dumoshi u nderua me një mirënjohje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)