MKRS ndan çmimet vjetore për teatër
Prishtinë, 3 nëntor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremonin e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër për vitin 2016.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i ndahet regjisorit Fadil Hysaj. Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 i ndahet shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit.
Çmimi vjetor për regjinë më të mirë i ndahet regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.
Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën i ndahet balerinit Sinan Kajtazi për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”.
Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar i ndahet Qendrës Multimedia.