MKRS ndan çmimet për letërsi
Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore do t’i ndahet shkrimtarit Rushit Ramabaja. Çmimi për prozë “Anton Pashku” shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”, Çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi do t’u ndahet shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngyrsur” dhe Ragip Syla për veprën “Kam drojë për ty”.
Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj do ta ndajnë shkrimtarët Mexhit Mehmeti “Ecejaket e Hero Lindit” respektivisht Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i ndahet Arben Veselaj për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” i ndahet Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.
Laureatët marrin çmimet respektive në bazë të vendimit të jurisë profesionale në përbërje të Hysen Matoshit, Merxhan Abdylit, Brikenë Ceraja- Beka, Shkelqim Millaku dhe Qazim Thaçi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve për letërsi do të mbahet në kabinetin e Ministrit.