MKRS ndan çmimet për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi
Prishtinë, 21 prill - Sot në kabinetin e Ministrit të Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit. bëhet ndarja e çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi.
Drama Askushi, e autorit Bashkim Hoxha ka fituar çmimin e parë, Një botë më tutje e autorit Ardian-Christian Kyçyku dhe me çmimin e tretë, juria e ka vlerësuar dramën Shtrati me gozhda të autorit Pashtrik Brahaj.
Të tre laureatët shpërblehen financiarisht. Çmimi i parë ka vlerën prej 3600 euro, i dyti 2400 euro dhe çmimi i tretë ka vlerën e 1200 eurove.