MKRS ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore
Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të organizojë sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Laureatët do të marrin çmimet për kontributet e tyre në fushën e trashëgimisë, konkretisht do të ndahen çmimi për vepër jetësore në fushën e trashëgimisë “Dea Daranicae”, çmimi për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, çmimi për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu” dhe çmimi për vepër shkencore “Zef Mirdita”.