MKRS ndan çmimet në fushën e kinematografisë
Prishtinë, 27 gusht - Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e Kinematografisë.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, me vendim unanim të Jurisë Profesionale i ndahet regjisorit Besim Sahatçiut-post mortem.
Po ashtu, Çmimi Vjetor për Kinematografi, me vendim unanim të Jurisë Profesionale i ndahet regjisorës znj. Blerta Zeqiri