MKRS ndan Çmimet e Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Prishtinë, 27 tetor - Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizohet ceremonia solemne për dorëzimin e Çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të dorëzohen tri çmime: Çmimi i parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” do t’i dorëzohet autorit Ag Apolloni për dramën “Hamleti im, çmimi i dytë për dramën “Bosh me rudha” të autores Ulpiana Maloku dhe çmimi i tretë i dorëzohet Brikena Sopit për dramën “Rropatje”.