MKRS ndan 250 mijë euro për qendrën rinore në Ferizaj
Prishtinë, 11 qershor - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë 250 mijë euro për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore në Ferizaj.
Për këtë, sot në MKRS u nënshkrua Marrëveshje e Bashkëpunimit, ndërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi dhe Naim Feratit, drejtor për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Ferizajt.
Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit: Ndërtimi i objektit të qendrës rinore në Ferizaj, projekt i cili do të realizohet gjatë vitit 2015.
Sekretari Firzi u shpreh se nënshkrimi i sotëm i memorandumit, është në vazhdën e përkrahjes që MKRS-ja jep për projektet kapitale nëpër komuna, dhe se MKRS mbetet e përkushtuar në rritjen e mbështetjes në të ardhmen.