MKRS me aktivitete të shumta në Lipjan nis edhe zyrtarisht Ditët e Rinisë 2015
Prishtinë, 2 shtator - Këtë vit Ditët e Rinisë 2015 nisin me dinamikë më të shtuar përmes aktiviteteve të shumta rinore dhe më ndryshe, duke filluar nga emërtimi nga Muaji i Rinisë nëDitëte Rinisë.
Sivjet Ditët e Rinisë 2015 do të mbajnë moton Rini, merr pjesë edhe ti. Sipas kalendarit të planifikuar Ditët e Rinisë 2015 kanë filluar dje në Rahovec, mirëpo sot edhe zyrtarisht në Lipjan me pjesëmarrjen e Faton Pecit, këshilltar për rini i ministrit Shala dhe përfaqësuesve tjerë të Ministrisësë Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të institucioneve tjera qendrore e lokale.
Peci, në emër të ministrit Shala i ka uruar të rinjtë për ditët dhe aktivitet të cilat po i organizojnë. Ai përcolli porosinë e ministrit se është i përkushtuar të fuqizojë rolin e rinisë në shoqëri dhe njëkohësisht të ofrojë kushte të favorshme për aktivitete tëtë rinjve në të gjithë Kosovën.
Ai tha se MKRS duke bërë investime kapitale në infrastrukturën e rinisë, duke ndërtuar qendra rinore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Ditët e Rinisë 2015 organizohet sipas objektivave të parapara me Strategjinë Kosovare për Rininë 2013 2017,përmes së cilave bëhet ngritja e nivelit të përfshirjes sociale në jetën shoqërore si dhe zhvillimi iaktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative për të rinj.
Organizimi i këtyre ditëve zhvillohet në komunat e Kosovësduke realizuar aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative për të rinjtë.
Këtë vit për organizimin e Ditëvetë Rinisë 2015,realizohet në bashkëpunim me Muzeun të Kosovës përmes aktiviteteve të shumta promovuese si prezantime të ndryshme të gjetjeve arkeologjike, gërmimeve të improvizuara, prezantimi të botimeve të ndryshme edukative-arsimore, kuizeve të diturisë, artit pamor, ekspozitave mobile, shkrimit të eseve, aktiviteteve sportive.