10 Janar 2025

MKRS ka ndarë pesë mijë euro për DownSyndrome Kosova

Prishtinë, 20 mars - Ministriae Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Mbrëmjen e Bamirësisë organizuar nga shoqata DownSyndrome Kosova, ka dhuruar një shumë në vlerë të pesë mijë eurove, ndihmë për nevojat e komunitetit të prekur me sindromin Down.

Kjo shumë konsiderohet një lehtësim që sado pak do të ndihmojë shoqatën për ndërtimin e qendrës e cila do të jetë në shërbim të këtij komuniteti.

Gjithashtu, MKRS-ja ka ndihmuar në vazhdimësi komunitetin me sindrominDown në Kosovë përmes përkrahjes së projekteve konkrete për komunitetin në fjalë në fusha të ndryshme të cilat mbulon ministria. Një prej bursisteve që mbështet MKRS-ja është edhe notarja paraolimpike, Medina Surdulli.

MKRS është e gatshme dhe mbetet e përkushtuar që t’u gjendet gjithmonëpranë këtij komuniteti dhe të mbështesë ata në çdo drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)