08 Janar 2025

MKRS-ja synon t’i avancojë politikat kulturore  

Prishtinë, 2 mars - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ka zhvilluar sot një takim bashkëbisedues me drejtorin e kësaj biblioteke, drejtuesit e Shoqatës së Botueseve të Kosovës dhe ata të Shoqatës së Bibliotekarëve, me të cilët bisedoi rreth dy nismave të reja të MKRS-së për themelimin e Qendrës së Librit dhe Qendrës për Promovimin e Kulturës.

Ministri Shala, kërkoi bashkëpunim dhe bashkërendim të kapaciteteve dhe mundësve, nga të gjitha institucionet dhe organizatat e ndryshme, në funksion të realizmit sa më të  mirë dhe sa më funksional të këtyre dy nismave, me të cilat synohet të rregullohen më specifikisht, çështja e librit, përkthimeve dhe e promovimit të kulturës në përgjithësi.  

Po ashtu, ministri Kujtim Shala u shpreh se me këto dy nisma, MKRS-ja synon t’i avancojë politikat kulturore në fushat përkatëse, gjithnjë në përkim me praktikat e njohura evropiane, dhe në funksion të promovimit e avancimit të mëtejmë të kulturës sonë.

Ministri Shala, më tej u shpreh se këto nisma ndihmojnë në pavarësimin e politikave në raport me librin dhe kulturën, meqë synohet të krijohet një mekanizëm, i cili i rregullon këto çështje, dhe po ashtu krijon më shumë pavarësi dhe më shumë mundësi për zhvillimin e kulturës dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Drejtuesit e Shoqatës së Botueseve dhe ata të Shoqatës së Bibliotekarëve, mbështetën këto dy nisma, si dhe u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me MKRS-në, gjatë gjithë procesit, dhe me qëllim që këto dy nisma të realizohen sa më mirë dhe në dobi të kulturës së Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)