MKRS-ja shpall konkurs për blerje të librave
Prishtinë, 5 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për blerje të librave.
Sipas kritereve të Rregullores për Punën e Këshillit të Librit, librat të cilët do të përzgjidhen nga Këshilli i Librit do të blihen nga MKRS-ja pasi ti kenë përmbushur këto kritere të konkursit: të jenë vepra me vlerë kulturore artistike kombëtare, përkthime të cilat paraqesin arritje të përgjithshme artistike, vepra të botuara në dy vjetët e fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës.
Nga ky konkurs përjashtohen blerjet e librave: botimi i të cilave është përkrahur financiarisht nga MKRS-ja, tekstet shkollore, doracakët dhe udhëzuesit, publikimet komerciale, botimet të cilat nuk i plotësojnë standardet e kulturës së librit. Dokumentet e kërkuara në konkurs janë këto: certifikata e regjistrimit të biznesit, informatat e biznesit, dy ekzemplarë të botuar të librit, mundësisht edhe kopjen elektronike të librit, ofertën financiare.
Dokumentacioni i pakompletuara nuk do të shqyrtohet as nga administrata e MKRS-së e as nga Këshilli i Librit. Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në dy kopje, nga data 23.04.2015 deri më 22.05.2015 në orën 16:00, në Arkivin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyra nr. 022, në Departamentin e Kulturës. Për të ditur detaje të tjera rreth këtij konkursi, mund të merrni informacione duke klikuar në këtë link: http://www.mkrs-ks.org/?page=1,114.