09 Janar 2025

MKRS-ja investon 140 mijë euro në Vushtrri

Prishtinë, 15 janar - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, nëpërmjet të cilit, në dy vitet e ardhshme, 2016 dhe 2017, do investojë 140 mijë euro për projektin “Shtëpia e Mahmut Agë Gjinolli”, ndërkaq Komuna e Vushtrrisë do të investojë 23 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Kujtim Shala u shpreh se me këtë projekt ndihmohet trashëgimia kulturore e Vushtrrisë dhe e Kosovës.

Ai po ashtu tha se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore, në gjurmime arkeologjike, në restaurim, konservim dhe promovim.

Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Ai theksoi se me këtë projekt të rëndësishëm, Vushtrria përfiton në fushën e trashëgimisë kulturore dhe se në të ardhmen kjo shtëpi do të shndërrohet në muze me karakter historik e etnografik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)