28 Dhjetor 2024

MKRS-ja investon 106 mijë euro në tri projekte kapitale në Gjilan

Prishtinë, 26 korrik - Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit.

Memorandumet e nënshkruara kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë” në vlerë prej 26 mijë euro, “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër” në vlerë prej 50 mijë euro dhe “Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë” në vlerë prej 30 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala tha se këto investime që po bën MKRS-ja, realizohen me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, për krijimin dhe përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për artistët dhe njerëzit që merren me kulturë.

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri, shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Gjilanit, duke ua mundësuar të interesuarve për kulturë të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitete të shumta në fushën e kulturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)