MKRS-ja dha çmimet vjetore për muzikë
Prishtinë, 8 qershor - Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë çmimet vjetore në fushën e muzikës.
Ministri Kujtim Shala me këtë rast u shpreh se këto çmime janë një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të jetës artistike e muzikore në vend.
Në bazë të vlerësimit të jurisë profesionale në përbërje të akademik Zeqirja Ballata, kryetar i jurisë, Valton Beqiri, kompozitor dhe Baki Jashari, kompozitor e dirigjent, profesoresha e muzikës Sevime Gjinali dhe Seniha Spahiu, janë laureate të Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore Niketë Dardani për vitin 2015.
Vlera financiare e këtij çmimi është 5 mijë euro, ndërsa sivjet, me vendim të jurisë, çmimi është ndarë për dy laureate, që kanë marrë nga 2, 500 euro.
Çmimet Vjetore për kategorinë e veprave stilistike dhe duo iu dha kompozitores Dafina Zeqiri- Nushi për veprën Fantazia e Fuga.
Vlera e këtij çmimi është 1, 000 mijë euro.
Çmimi vjetor për kategorinë e veprave kamertale i dha kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprënSuitë shqiptare.
Vlera e këtij çmimi është 3, 000 mijë euro.
Çmimi vjetor për kategorinë e veprave orkestrale-simfonike dhe koncertale iu dha kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën Koncert për violinë e piano e orkestër.
Vlera e këtij çmimi është 4, 000 mijë euro.
Çmimi vjetor për kategorinë e veprave vokalo-instrumentale iu dha kompozitorit Drinor Zymberi i për veprën Cantata Metamorphosis.
Vlera e këtij çmimi është 5, 000 mijë euro.
Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi akademiku Zeqirja Ballata.