MKRS-ja dha çmimet për teatër
Prishtinë, 8 prill - Sot, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë Çmimet Kombëtare për Teatër.
Ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja është në përkrahje të teatrit dhe njerëzve të tij, meqë e vlerëson këtë si interes vital për kulturën e vendit.
Ai më tej u shpreh se këto çmime, janë një shtytje për zhvillimin e mëtutjeshëm të jetës artistike në vend.
Çmimi për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit, iu dha aktorit Selman Jusufi.
Çmimi Vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2015 iu dha Teatrit Profesionist nga Prizreni për shfaqjen Shërbëtori i dy zotërinjve.
Çmimi Vjetor për Prezantim më të Suksesshëm Ndërkombëtar për vitin 2015, iu dha Shtëpisë Teatrore Filmike Akt.
Çmimi Vjetor për Regjinë më të Mirë për Vitin 2015 i dha Bekim Lumit për shfaqjen John Cages Hamlet.
Çmimi Vjetor për Aktorin/Aktoren për vitin 2015 më të mirë në fushën e Teatrit i jepet Teuta Krasniqi për rolin e Shkurtës në shfaqjen Gishti
Këto çmime ndahen në bazë të Rregullores për Ndarjen e Çmimeve për Teatër. Çmimet Vjetore për Teatër kanë vlerë financiare. Çmimin për vepër jetësor merr 5 mijë euro, ndërkaq çmimet tjera nga 2500 euro.
Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi kryetari i jurisë, Agim Selimi.