MKRS investon në renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Viti
Prishtinë, 19 tetor - Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, me të cilin, MKRS-ja investon 20 mijë euro për Renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë komunat e Kosovën në përmirësimin e infrastrukturës në fushën e kulturës, për të krijuar kështu kushte më të volitshme dhe lehtësira për veprimtaritë kulturore që zhvillohen nëpër to.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vitisë e vlerësoi lartë bashkëpunimin me MKRS-në, dhe u shpreh se me këtë investime krijohet një ambient më adekuat për veprimtaritë kulturore në Komunën e Vitisë.