16 Janar 2025

MKRS financon projektet e promovimit të Frankofonisë në Kosovë

Prishtinë, 15 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë.  

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”,  siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.

Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 € (tremijë e pesëqind euro),  për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)