08 Janar 2025

MKRS do të përkrah menaxhmentit Bibliotekës Kombëtare

Prishtinë, 10 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, me të cilin kanë diskutuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës së BKK-së.

Duke i uruar për detyrën, Ministri Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë drejtorit Zyberaj në mënyrë që BKK-ja të ketë menaxhim sa më efikas, dhe përmes punës së saj, të sensibilizohet lexuesi dhe të rritet dëshira për librin. Ai ka përgëzuar menaxhmentin për punën e deritashme që është bërë në BKK.  
 
“MKRS-ja garanton se do të jetë gjithnjë në përkrahje të menaxhmentit Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, duke qenë lehtësues në mbarëvajtjen dhe krijimin e kushteve më të mira për punë”, tha ministri.
 
Ministri, po ashtu, u shpreh se procesi i zhvillimit të mëtejmë të BKK-së duhet të jetë me trendet botërore dhe të ofrohet sa më shumë me lexuesin dhe publikun.
 
Ndërkaq, drejtori i BKK-së, Bedri Zyberaj, ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për bibliotekën. Ai e informoi ministrin për punën që është bërë deri më tani në BKK dhe për planet që ka ai në të ardhmen për ta dërguar bibliotekën dhe librin sa më afër lexuesit.
 
Gjithashtu, Zyberaj tha se do të thellojë dhe shtojë bashkëpunimin me institucione bibliotekare.
 
MKRS-ja në programin e saj ka përkrahjen e botimit të librit, blerjen dhe shpërndarjen e tij nëpër bibliotekat komunale.
 
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është ndarë vitin e kaluar nga ajo Universitare me nënshkrimin e memorandumit e cila në bazë të Ligjit për Bibliotekat është institucion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)