05 Janar 2025

MKRS, 43 mijë euro për Qendrën Kulturore për Komunitete në Mitrovicë

Prishtinë, 21 korrik - Në kuadër të investimeve në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës, me qëllim të përkrahjes financiare për “Ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Mitrovicë”, ku MKRS-ja investon 23 mijë e 200 euro.

Ndërkaq, përmes këtij Memorandumi, Komuna e Mitrovicës, merr përsipër të investojë mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro për realizimin e projektit në fjalë.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi, tha se ky investim kapital në bashkëpunim të ngushtë me komunën do të krijojë një hapësirë të re për komunitetet e Mitrovicës që ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe ndikojnë në pasurimin dhe rritjen e jetës kulturore e artistike të komuniteteve në Komunën e Mitrovicës.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, e falënderoi sekretarin Firzi, e përmes tij stafin e MKRS-së, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ministria jep për komunat në projekte të ndryshme kapitale, dhe u shpreh se ky investim në Mitrovicë është tejet i rëndësishëm, sepse krijon kushte për banorët e komuniteteve që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)