Mjeku i Michael Jackson para gjyqit
Los Angjelos, 28 shtator - Mjeku personal i Michael Jackson, Konrad Murej, është paraqitur para gjykatës në Los Angjelos, nën akuzat për vrasje pa paramendim.
Prokurorët thonë se ai ka vepruar me neglizhencë të madhe në trajtimin e yllit të muzikës, çfarë, siç thuhet, ka shkaktuar edhe vdekjen e tij dy vjet më parë.
Nëse shpallet fajtor, Murej mund të përballet me katër vjet burg dhe të humbasë licencën e tij mjekësore.
Jackson ka vdekur më 25 qershor të 2009-ës, në kohën kur po përgatitej për një seri koncertesh.