28 Dhjetor 2024

Mjekët shqetësohen për Rihanna

Londër, 25 mars - Rihanna është këshilluar nga mjekët që të ndryshojë “stilin e jetës” nëse kërkon që të përfundojë turin e saj botëror.

Këngëtarja nga Barbados anuloi dy data koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar si pasojë e një laringiti dhe doktorët e kanë paralajmëruar se do të detyrohet të anulojë data të tjera nëse nuk frenohet paksa me festat e saj të çmendura.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Rihanna ishte shumë sëmurë dhe mjekët mendonin se do duheshin muaj që ajo të shërohej.

Madje u mendua se mund të anulonte të gjithë turin botëror. E këshilluan që të ndryshonte “zakonet” e saj ose do të sëmurej sërish.”

“Është trembur dhe e di që pjesën më të madhe të fajit e ka vetë për këtë që ndodhi. I pëlqen shumë të tymosë, të pijë dhe të rrijë zgjuar deri vonë. Trupi i saj kishte nevojë për një pushim”, shton po i njëjti burim për tabloidin britanik. Duket se tashmë 25-vjeçarja do të nisë të kujdeset më shumë për veten.

Gjithashtu, një mik i afërt i saj tregon se Rihanna e ka pranuar se lidhja me Chris Brown nuk po i bën mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)