10 Janar 2025

Mitrovica premton ndihmë më të madhe për aktivitetet rinore

Mitrovicë, 26 dhjetor - Kryetari i komunës Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori i DKRS, Kujtim Isa, kanë marr pjesë në takimin përmbyllës të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) dhe shoqatave rinore të Mitrovicës, ku janë prezantuar projektet e realizuara, problemet me të cilat janë përball dhe planet për vitin që vjen.

Ragip Hyseni, kryetar i KVRL-së, tha se shumë projekte që janë realizuar në këtë vit, së bashku me këshillat e shkollave të mesme, janë realizuar me mbështetjen e DKRS-së, për çka është mirënjohës dhe falënderues. Ai tha se gjatë vitit të ardhshëm, pret vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e aktiviteteve rinore posaçërisht në fushën e vullnetarizmit.

Erzen Isufi, nga Lëvizja “Koha”, foli për projektet e realizuara së bashku me shoqatat  CBM dhe Mundësia, ndërkohë që shprehu mirënjohje për DKRS, e ka dhënë kontribut të madh dhe   mbështetje të  vazhdueshme.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, premtoj thellimin e  bashkëpunimit dhe mbështetjen e të rinjve edhe më shumë në vitin që vjen. “Institucionet duhet të angazhohen dhe mbështesin brezin e ri dhe aktivitetet rinore, pasi ju jeni e ardhmja e vendit. Për ne ky vit ishte përplot sfida për shkak të specifikave që ka Mitrovica, mirëpo besojmë se viti që vjen do t’i sjell shumë të mira qytetit tonë, përfshirë edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit e të rinjve\" theksoj Bahtiri.

 Ai nënvizoi se administrata tani është shumë më efikase, ndërsa që korrupsioni është zero, andaj shoqëria civile duhet që këtë fakt ta promovoj dhe të kërkoj që kjo që është bërë në Mitrovicë, të bëhet në të gjithë vendin.

Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, pasi ka vlerësuar punën që ka bërë KVRL dhe shoqatat rinore, tha se Komiteti Konsultativ për Arsim, Sport e Rini, duhet të përgatis rregullore për benefitet dhe lehtësirat që do krijoj për nxitjen e aktiviteteve rinore.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Isa, lavdëroi punën që kanë bërë, si KVRL, ashtu edhe këshillat e shkollave dhe  shoqatat, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje edhe në vitin që po vjen, me qëllim që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe respektohet në shoqërinë tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)