08 Janar 2025

Mitrovica me edicionin e parë të festivalit të filmave

Prishtinë, 10 korrik - Është hapur konkursi për pranimin e filmave të edicionit të parë  të Festivalit të filmit “Bridge Film Fest“, i cili  do  të mbahet në  Mitrovicë në muajin shtator.

Nerimane Ferizi, organizatore e këtij edicioni, theksoi se ky edicion mirëpret filmat nga e gjitha bota. Ajo theksoi se tashmë përgatitjet kanë filluar dhe beson se deri me 19 shtator, kur do të behët hapja e këtij festivali, gjithçka  do të jetë gati.

Ajo potencoi se filmat do të shfaqen në Qendrën Kulturës “Rexhep Mitrovica”,  në ambientin e  hapur, por janë duke menduar që një film të shfaqet edhe mbi “Urën e Ibrit”

“Është edicioni i parë i këtij festivali dhe ne që nga sot i mirëpresim filmat që do të aplikojnë në këtë edicion. Prandaj sot do të bëhet  edhe lansimi i vebfaqes së “Bridge Film Fest”, ku do të ketë njoftime për të  gjitha ecuritë e festivalit”, tha ajo.

Ben Apolloni, njëri nga organizatorët, theksoi  se është e rëndësishme që në këtë edicion do të  flitet për gjuhën e bashkëpunimit në mes popujve dhe jo në gjuhën e ndasisë.

Ai theksoi se në këtë edicion filmat  që trajtojnë  temat  për urrejtje ndëretnike do të diskualifikohen. 

“Me këtë festival ne dëshirojmë të flasim për tolerancën  në mes  njerëzve, për bashkëpunimin në mes tyre, prandaj që nga sot është hapur konkursi për edicionin e parë të “Bridge Film Fest”, tha ai.

Festivali do të mbështetet nga Ministria e Kulturës,  qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit dhe  nga Komuna e Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)