08 Janar 2025

Miss Eco Universe mbahet në Egjipt

Kajro, 13 prill - 55 konkurrente nga e gjithë bota vizituan objektet e famshme turistike të Egjiptit, si pjesë e konkursit të dytë të bukurisë Miss Eco Universe, që ka si synim të nxisë turizmin ekologjik dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Një nga elementet e konkursit është krijimi i një fustani të bërë tërësisht me materiale të riciklueshme.

Fituesja merr një çmim monetar prej 10,000 dollarësh dhe ka shansin të udhëtojë nëpër botë dhe të marrë pjesë në aktivitete që kanë si synim mbrojtjen e mjedisit.

Një nga vizitat e tyre në Egjipt ishte tek Piramidat e Gizës.  Konkurrentet morën gjithashtu pjesë në një prezantim në Bibliotekën e Aleksandrisë dhe shkuan në qytetin antik Luxor në Jug të vendit.

Finalja e konkursit mbahet më 15 prill

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)